Gjyqi për vdekjen e shqiptarit nga zjarri në Itali

I mituri shqiptar vdiq nga zjarri në Itali, nisin gjyqi ndaj 3 personave të dyshuar.

Ka nisur në Itali gjyqi ndaj tre personave të dyshuar për shkaktimin e zjarrit në të cilin humbi jetën një i mitur shqiptar. Ngjarja tragjike ndodhi në vitin 2022 në qendrën sociale “Aedis” në Pasian di Prato, ku viktima, Ledian Imeraj, banonte së bashku me të tjerë.

Gjatë seancës paraprake, të dyshuarit, të cilët mohuan akuzat, u dëgjuan nga Gjykata e Udines. Ledian Imeraj, 17 vjeç, kishte ardhur në Itali dy vite para ngjarjes për të ndjekur studimet për Mekanik. Fatkeqësisht, zjarri shpërtheu në prag të Vitit të Ri, më 30 dhjetor 2022, duke i marrë jetën e tij pas plagëve të rënda nga djegiet.

Tre të pandehurit përballen me akuzën e vrasjes së paqëllimshme. Të dyshuarit janë:

  • Michele Lisco, përfaqësues ligjor i “Aedis”, i akuzuar për dështim në vlerësimin adekuat të rrezikut nga zjarri.
  • Marco D’Ambros, kreu i shërbimit të parandalimit dhe mbrojtjes së kooperativës, i akuzuar për dështim në identifikimin e të gjithë faktorëve të rrezikut nga zjarri.
  • Gianni Mainardis, pronar i “SD Security Dealer”, i akuzuar për dështim në bashkëpunim me punëdhënësin për të siguruar siguri të mjaftueshme dhe për dështim në sigurimin e trajtimit specifik për operatorin në detyrë atë natë. Sipas prokurorisë, ky trajnim duhet të kishte qenë për mbikëqyrje, një pikë e kundërshtuar nga mbrojtja që në fazën e hetimit.

Prindërit dhe xhaxhai i viktimës, të përfaqësuar nga avokati Christian Vannucchi, i janë bashkuar padisë civile. Gjithashtu, edhe një operator i cili pësoi djegie duke u përpjekur të shpëtonte të miturit, i përfaqësuar nga avokati Maurizio Landelli, iu bashkua padisë civile, sipas informacioneve nga mediat italiane.

Të pandehurit kanë deklaruar se nuk do të kërkojnë procedura alternative. Seanca është shtyrë deri në fund të qershorit, kur gjyqtarja e seancës paraprake, Giulia Pussini, do të vendosë nëse do t’i dërgojë ata në gjyq.

Scroll to Top