Merkato trajnerë Seria A: Milani takim, Allegri në dyshim

Lëvizjet në Seria A: Kthesë e papritur për Allegri, Milani kërkon një takim të dytë për të ardhmen

Zërat për emërimin e Andoni Iraola te Milani sa vijnë e shtohen. Raportimet e fundit nga Italia tregojnë se do të zhvillohet një takim i dytë për të vendosur fatin e tij, ku do të jenë të pranishëm Zlatan Ibrahimoviç dhe Gerry Cardinale.

Iraola, i cili pati një sezon të suksesshëm me Bournemouth në Premier League, ishte konsideruar si alternativa kryesore për të pasuar Massimiliano Allegri. Raportohet se ka pasur edhe një takim sekret javën e kaluar, dhe ky do të jetë i dyti.

Ndërkohë, merkato për trajnerët në Itali vazhdon, duke prekur edhe klubet kryesore. Edhe pse u mendua se Massimiliano Allegri do të merrte drejtimin e Napolit, kjo gjë nuk është më e sigurt. Vincenzo Italiano po pret një ofertë nga Napoli për pozitën e trajnerit.

Vendimi përfundimtar për pasuesin e Antonio Conte pritet të merret gjatë kësaj jave.

Scroll to Top