Doping në Botërorin ’74: Tortura e “yllit” të Haitit

Histori nga Botërori: Doli me doping, tortura masakruese për “yllin” e Haitit

Kupa e Botës së vitit 1974 solli shumë risi, por njëra prej tyre ishte fakti se për herë të parë, një futbollist rezultoi pozitiv me doping. Bëhet fjalë për yllin e Kombëtares së Haitit, Ernst Zhan-Zhosef, i cili kishte përdorur substanca stimuluese për të forcuar performancën fizike.

Problemi tjetër ishte se ende nuk ekzistonte një ligj që të përcaktonte dënimet për futbollistët që përdornin substanca dopuese. Komisioni i FIFA-s vendosi ta dënojë duke e përjashtuar nga kompeticioni i Kupës së Botës, duke i hequr mundësinë për të luajtur në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së tij.

Ky moment shënoi fillimin e makthit për 26-vjeçarin. Dy ditë pas ndeshjes së tij të parë dhe të vetme në Botëror, ai u mor me dhunë nga hoteli ku qëndronte nga forcat e sigurisë së diktatorit haitian, Papa Dok. Ata e çuan në një rezidencë sekrete dhe e rrahën në mënyrë barbare në Mynih.

Disa ditë më vonë, ai u nis për në vendlindje, por edhe pse kishte dëmtime fizike nga tortura, gjërat nuk kishin përfunduar. Për shkak se kishte dëmtuar imazhin e vendit, ai u dënua me dy vjet në një kamp pune. Pikërisht atje ai u torturua sërish, këtë herë edhe më rëndë, duke qëndruar për disa muaj i shtruar në spital, në gjendje të rëndë.

Ernst Zhan-Zhosef vuajti pasojat e rënda për shkak të përdorimit të atyre substancave, edhe pse ai gjithmonë kishte deklaruar se nuk e dinte se si e kishte bërë vetë një gjë të tillë. Më pas, jeta e tij mori një drejtim paradoksal. Pasi vuajti dënimin dy-vjeçar, vetë regjimi që e kishte torturuar u përpoq ta rikthente në formë të mirë fizike, pasi kishin nevojë për të në ndeshjet eliminatore. Kështu ndodhi, pasi Zhan-Zhosef u bë sërish pjesë e Kombëtares së Haitit, si në eliminatoret e Kupës së Botës Argjentina 1978, ashtu edhe në ato të Botërorit Spanjë 1982.

Scroll to Top