E REJA/ Shkëlqeu në La Liga, zbulohet e ardhmja e Vedat Muriqit! Sulmuesi arrin marrëveshje me…
Vedat Muriqi pritet të jetë një nga emrat kryesorë të merkatos së verës. Mediat turke raportojnë se sulmuesi shqiptar nga Kosova është shumë pranë rikthimit te Fenerbahçe.
Sipas gazetarit Sezgin Gelmez nga HT Spor, është arritur një marrëveshje mes Muriqit dhe një pale të lidhur me klubin. Tashmë mbetet vetëm hapi formal, nënshkrimi i kontratës, pasi të sqarohet situata në klub.
Transferimi lidhet gjithashtu edhe me zgjedhjet brenda Fenerbahçes. Media turke thekson se aktualisht tema kryesore në Fenerbahçe është merkato, ndërsa dy kandidatët presidencialë, Aziz Yıldırım dhe Hakan Safi, kanë intensifikuar përpjekjet për afrime të rëndësishme.
Sipas HT Spor, Aziz Yıldırım ka arritur marrëveshje me Muriqin dhe, nëse zgjidhet president, pritet ta finalizojë transferimin me firmë. Gjithashtu, thuhet se edhe në rast se fiton kandidati tjetër, Hakan Safi, mund të ndiqet i njëjti plan, pasi të dyja palët shprehin interes për sulmuesin e Majorkës.
