Finalja e Ligës së Konferencës: Shqiptari Balliu mund të ngrejë trofeun!

Finalja e Ligës së Konferencës, sot një futbollist i Kombëtares mund të ngrejë trofeun! Publikohen formacionet zyrtare

Stadiumi i Lajpcigut sot do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Konferencës, ku do të përballen dy skuadra debutuese në një finale trofeu: Kristal Palas dhe Rajo Vajekano.

Skuadra angleze, Kristal Palas, ka arritur për herë të parë në një turne ndërkombëtar që nga pjesëmarrja në Kupën Intertoto në vitin 1998. Ndryshe nga sa mund të dukej, zbritja nga Liga e Europës për shkak të çështjes së shumëpronësive me Olimpik Lionin, rezultoi të jetë një surprizë e bukur për ta. Ekipi pati performancë të mirë në këtë turne dhe tani ka mundësinë të fitojë trofeun.

Nga ana tjetër, Rajo Vajekano, pjesë e të cilit është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, po zhvillon edicionin e dytë në kupat e Europës. Klubi spanjoll mori pjesë më parë në Kupën UEFA në sezonin 2000-2001. Kthimi pas kaq shumë vitesh në Ligën e Konferencës ka qenë mjaft entuziazmues për këtë ekip të vogël, i cili ka bërë një rrugëtim mbresëlënës që kulmon me finalen në Gjermani.

Scroll to Top