Dron rus godet ndërtesë banimi në Rumani; 2 të plagosur

VIDEO/ Sulm rus në territorin e NATO-s? Një ndërtesë në Rumani u godit nga një dron rus

Një dron është rrëzuar mbi një ndërtesë banimi në qytetin Galați të Rumanisë, vend anëtar i NATO-s, duke shkaktuar zjarr dhe panik mes banorëve.

Sipas raportimeve të mediave ukrainase dhe Rrjetit Faytuks, dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë nga incidenti. Autoritetet rumune kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve.

Dyshohet se droni ishte rus, pasi në të njëjtën kohë Federata Ruse po kryente një sulm masiv me dronë në rajonin e Odesës në Ukrainë, pranë kufirit me Rumaninë. Qyteti Galați ndodhet shumë afër zonës së sulmeve.

“Sipas raporteve fillestare, një dron rus u rrëzua në një ndërtesë apartamentesh në qytetin Galați, Rumani. Incidenti ndodhi menjëherë pasi autoritetet lëshuan një paralajmërim për mundësinë e rënies së objekteve nga hapësira ajrore përreth”, raportoi Rrjeti Faytuks.

Shërbimi rumun i Reagimit ndaj Emergjencave (ISU) bëri të ditur se droni goditi një pallat banimi. Përplasja shkaktoi një shpërthim dhe më pas zjarr në një apartament në katin e dhjetë.

Scroll to Top