Gjokoviç eliminohet nga Roland Garros nga adoleshenti Fonseca

TENIS/ Surprizat nuk kanë të mbaruar në “Roland Garros”, një adoleshent brazilian eliminon Novak Gjokoviç

Turneu Grand Slam i “Roland Garros” në Paris po kalon një nga edicionet më befasuese të tij, pasi pretendentët kryesorë po eliminohen njëri pas tjetrit.

Pas Janik Siner dhe Ben Shelton, edhe Novak Gjokoviç është përshëndetur me turneun. Tenisti serb, 39-vjeçar, u mposht sot nga talenti i ri brazilian, 19-vjeçari Zhoao Fonseka. Ndeshja, e cila zgjati 4 orë e 53 minuta, ishte shumë e luftuar, me Gjokoviçin që ishte pranë fitores.

Fituesi i shumtë i titujve Grand Slam duket se kishte çdo gjë në dorë për të fituar edhe këtë edicion. Ai fitoi dy setet e para me rezultatin 6-4. Megjithatë, Fonseka, i cili konsiderohet një nga talentet më premtuese, nuk u dorëzua. Ai fitoi setin e tretë me rezultatin 6-3 dhe më pas dy setet e tjera me 7-5, duke vulosur një sukses historik.

Fonseka e mbylli ndeshjen me tre “ace” radhazi, duke siguruar fitoren.

“Ende nuk e besoj se fitova, është një nder kaq i madh të jem në fushë përballë një legjende të tillë. Vetëm mund ta falënderoj, jam shumë i lumtur,” – u shpreh talenti brazilian, i cili aktualisht renditet i 30-ti në botë.

Gjokoviç ishte numri 4 në botë. Me daljen e Siner (numri 1) dhe Shelton (numri 5), si dhe tërheqjen e Alkaraz (numri 2) para fillimit të turneut, vetëm Zverev (numri 3) mbetet në garë.

Sido që të jetë, “Roland Garros” këtë vit do të shohë si fitues një tenist i cili nuk e ka fituar kurrë më parë një turne të tillë.

Burimi: Panorama Sport

Scroll to Top