E BUJSHME! Ofertë e parefuzueshme nga Serie A për Mario Mitajn, gati lamtumira nga Arabia Saudite
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, po përgatitet të kthehet gjatë kësaj vere në futbollin europian elitar, duke i dhënë lamtumirën Arabisë Saudite. Këto informacione bëhen të ditura nga mediat saudite, të cilat raportojnë se klubi Al Itihad dhe lojtari kanë pranuar një ofertë të rëndësishme nga një ekip italian.
Burime pranë klubit tregojnë se në zyrat e Al Itihad ka mbërritur një ofertë konkrete nga Italia, e cila parashikon pagesën e dyfishtë të vlerës së kartonit të lojtarit në arkat e klubit saudit. Duke pasur parasysh riformatimin e plotë që ka filluar në këtë klub, parashikohet që marrëveshja të finalizohet me sukses dhe Mitaj të transferohet në Serie A gjatë kësaj vere.
Tani mbetet për t’u zbuluar identiteti i klubit që do të kryejë këtë investim për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Mitaj ka shkëlqyer gjatë këtyre viteve me fanellën kuqezi, duke qenë një titullar fiks në krahun e majtë të prapavijës.
Futbollisti 22-vjeçar ka luajtur më parë me AEK të Athinës dhe Lokomotivën e Moskës, para se të transferohej në kampionatin saudit, te Al Itihad.
