Rahim Sterling në telashe, futbollisti anglez është arrestuar së fundmi nga policia, teksa u përfshi në një aksident.
Sipas asaj që raporton “The Sun”, 31-vjeçari është ndaluar nga policia në autostradën M3 në Hampshire, pasi u aksidentua me Lamborxhinin e tij.
Raportohet se Sterling është arrestuar me dyshimin për drejtim mjeti nën ndikimin e drogës. Ai akuzohet për drejtim automjeti nën ndikimin e drogës, drejtim të rrezikshëm, posedim të një droge të klasit C dhe mosdhënie të një mostre.
