Ish-piloti i Formula 1, Ralf Schumacher, dhe partneri i tij Etienne Bousquet-Cassagne do të martohen së shpejti në një lokacion luksoz në Côte d’Azur. Ceremonia e tyre do të jetë pjesë e një dokumentari televiziv me tre episode të prodhuar nga “Sky Germany”, ku gjermani vazhdon të jetë komentator i garave të F1.
Në korrik të vitit 2024, vëllai më i vogël i Michael Schumacher deklaroi publikisht homoseksualitetin e tij. Djali i tij, piloti David Schumacher, i lindur nga martesa me ish-modelen Cora-Caroline Brinkmann (me të cilën Ralf u martua në vitin 2001 dhe u divorcua në 2015), e mbështeti hapur vendimin e të atit për të bërë publike orientimin seksual në moshën 49-vjeçare.
Dokumentari me titull “Ralf dhe Étienne: Po themi ‘Po’” transmetohet që nga 21 maji në “Sky Germany”. Kamerat kanë ndjekur nga afër çiftin dhe familjet e tyre gjatë përgatitjeve të dasmës, duke sjellë momente intime dhe emocionale para ceremonisë së shumëpritur.
Vendndodhja e saktë e martesës ende nuk është bërë publike, por dihet se ceremonia do të zhvillohet në një zonë të Rivierës Franceze, ndërsa producentët po mbajnë sekret detajet.
