Irani Mbyll Lokal në Teheran për “Aktivitete Satanike” Gjatë Performancës Muzikore
Autoritetet iraniane kanë urdhëruar mbylljen e një kafeneje në kryeqytetin Teheran, duke e akuzuar atë për organizimin e aktiviteteve që janë cilësuar si “satanike” dhe në kundërshtim me normat shtetërore.
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se policia e hapësirave publike ka ndërhyrë pas denoncimeve për aktivitetet e zhvilluara në lokal. Një video e publikuar nga brenda ambientit të kafenesë, tregon burra dhe gra të ulur rreth tavolinave, teksa marrin pjesë në një performancë muzikore live. Disa nga të pranishmit shihen duke duartrokitur, duke filmuar me celularë dhe duke lëvizur në ritmin e muzikës.
Autoritetet pretendojnë se lokali organizonte aktivitete të lidhura me muzikën perëndimore dhe ofronte hapësirë për grupe të cilat i përshkruajnë si “sekte të devijuara”, ku frekuentonin kryesisht të rinjtë. Deklaratat zyrtare shtojnë se klientët janë vërejtur duke kryer “lëvizje të çuditshme dhe të pazakonta”, të cilat sipas autoriteteve përbënin shkelje të rregullave publike.
Për të parë videon, klikoni këtu.
