SHBA sulmon Iranin: Goditen qendra dronësh

SHBA kryen sulme mbi Iran: “Shënjestruam qendrat e komandimit të dronëve”

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se gjatë fundjavës janë kryer sulme në vetëmbrojtje kundër radarëve dhe objekteve iraniane të komandimit dhe kontrollit të dronëve në Goruk, Iran, si dhe në ishullin Qeshm. Ky njoftim u bë publik përmes një postimi në rrjetin social X.

Sipas deklaratës, sulmet ishin të targetuara dhe të kontrolluara, dhe u zhvilluan si përgjigje ndaj veprimeve agresive të Iranit, duke përfshirë edhe rrëzimin e një droni amerikan MQ-1 që operonte mbi ujëra ndërkombëtare. Ky veprim u cilësua si hakmarrje ndaj agresionit të Teheranit.

Scroll to Top