VIDEO/ Dronët iranianë godasin aeroportin e Kuvajtit, raportohet për të lënduar. Pezullohen fluturimet
Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit u godit nga dronë iranianë, duke plagosur disa persona, njoftuan forcat e armatosura të vendit.
“Dronët shënjestruan sot terminalin e pasagjerëve (T1) të Aeroportit Ndërkombëtar të Kuvajtit, si pjesë e një sulmi iranian, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe lëndime në njerëz”, thanë forcat e armatosura në një reagim në platformën X.
Autoriteti i aviacionit civil pezulloi trafikun ajror dhe fluturimet u devijuan në aeroporte të tjera, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve Kuvajtiane Kuna.
Agjencia zyrtare e lajmeve Kuvajtiane raportoi gjithashtu se autoriteti i aviacionit civil konfirmoi goditjen e terminalit T1 të Aeroportit Ndërkombëtar të Kuvajtit nga dronë dhe raketa iraniane. Janë raportuar disa të lënduar dhe ndërtesa ka pësuar dëme të rënda. Fluturimet komerciale janë ndalur.
