Çmime të reja karburanteve: Nafta dhe benzina rriten sot

Bordi i Transparencës përcakton çmimet e reja të karburanteve, me rritje të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka vendosur sot një rritje të çmimit të tregtimit të naftës dhe benzinës.

Nafta, e cila më parë shitej me 185 lekë/litër, tani do të tregtohet me 191 lekë/litër. Benzina, me çmimin e mëparshëm prej 173 lekë/litër, do të shitet me 176 lekë/litër.

Njoftimi specifikon çmimet maksimale të shitjes:

  • Me pakicë: jo më shumë se 191 lekë/litër për gazoilin standard SSH EN 590.
  • Me shumicë: jo më shumë se 179 lekë/litër për gazoilin standard SSH EN 590.
  • Me pakicë: jo më shumë se 176 lekë/litër për benzinën standarde SSH EN.
  • Me shumicë: jo më shumë se 164 lekë/litër për benzinën standarde SSH EN.

Këto çmime, të përcaktuara nga Bordi, do të hyjnë në fuqi sot, më datë 2, duke filluar nga ora 15:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës të bordit, ku do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme të çmimeve të shitjes.

Ju bëhet thirrje të gjithë operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës të respektojnë detyrimin për zbatim të këtij vendimi. Në rast se konstatohen shkelje nga operatorë të ndryshëm, do të merret masa e pezullimit të aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë të angazhuara për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Scroll to Top