ZYRTARE/ MESFUSHORI LAN SHQIPËRINË PËR KARLSRUHËN, PRESENTOHET TEK EKPI I RI
Tim Civeja është zyrtarisht lojtar i skuadrës së Karlsruher për Bundesligën 2, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Ish-mesfushori i Shqipërisë U-21 largohet nga Sarbrukeni pas tre sezonesh në kategorinë e tretë të futbollit gjerman.
Civeja e mbyll aventurën te Sarbrukeni me 116 paraqitje, ku arriti të shënojë 18 gola dhe të japë 14 asistime. 24-vjeçari deri më tani ka aktivizuar vetëm në Gjermani, vendi ku edhe është lindur.
Pasi ka luajtur për kombëtaren U-19 të Gjermanisë, ai vendosi të përfaqësojë Shqipërinë në kategoritë e moshave. Sezoni i kaluar rezultoi më i suksesshëm për Civejan te Sarbrukeni, pasi shënoi gjashtë gola dhe asistoi shtatë të tjerë.
Vitet e mëparshme, Civeja konsiderohej një talent premtues. Debutimin e tij në Bundesligë e pati me skuadrën e Augsburgut, në moshën 19-vjeçare.
