VIDEO/ Grusht në miqësoren e Portugalisë, Rafael Leao merr karton të kuq që në pjesën e parë
Ndeshja miqësore e zhvilluar sot mes Portugalisë dhe Kilit, si pjesë e përgatitjeve për Botërorin 2026, ka shënuar momente të pazakonta tensioni për një sfidë të këtij niveli. Në fundin e pjesës së parë, pas një aksioni pranë zonës së këndit, mes lojtarëve shpërtheu një zënkë e ashpër, ku sulmuesi portugez Rafael Leao goditi një nga futbollistët kundërshtarë.
Si pasojë, arbitri u detyrua të ndëshkonte me karton të kuq si Leaos, ashtu edhe Roman e Kilit, duke lënë kështu të dyja skuadrat me dhjetë lojtarë edhe para mbërritjes së pushimit të pjesës së parë.
/Panorama Sport/
