Rama dhe AI: Ironia ndaj influencuesve dhe memeve

Rama publikon video të krijuar me AI, ku shfaqet me minifund dhe taka, duke ironizuar influencuesit: “Hallall kush e ka bërë”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të krijuar me inteligjencë artificiale (AI), në të cilën ai shfaqet i veshur me minifund dhe taka. Ky postim vjen pas një videoje virale të tij, ku ai imiton lëvizje të çuditshme, duke iu referuar influencuesve. Një faqe në rrjetet sociale ka përdorur këtë moment për të krijuar një video me AI, shoqëruar me komentin: “Na falni për vonesën, po po numëroja sa ishim dje. Çudi si nuk më dolën 2000. Sic tha një mik i imi: ‘Kce tash fckng btch'”. Kryeministri Rama e ka ndarë vetë këtë video, duke shkruar: “Hallall kush e ka bo”.

Gjithashtu, kryeministri Rama ka reaguar lidhur me pankartat e përdorura në protestën për Zvërnecin, duke vënë në dukje argëtimin që i ka sjellë kreativiteti i memeve të përdorura aty.

“RROFTË MEMEMANIA! Që të merremi vesh, mos të krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucion imagjinar i flamingove. Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime dhe falenderime autorëve. Ndërkohë, më vjen keq vërtetë që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot, se janë shumë të nxehta dhe kot melazë na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë”, ka shkruar Rama krahas fotove.

Scroll to Top