Arrestohet 55-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge

Një 55-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar nga policia pasi tentoi të hynte në Shqipëri.

Personi në fjalë ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit në Firence. Ai ishte dënuar me 7 vjet burgim në vitin 2024 për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, rezulton se në vitin 2007, i arrestuari kishte trafikuar lëndë narkotike nga Holanda drejt Italisë.

Leave a Comment

Scroll to Top