Netanyahu thirrje libanezëve kundër Hezbollahut

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri sot thirrje qytetarëve libanezë të bashkojnë forcat me Izraelin në luftën kundër Hezbollahut. Ai theksoi se Libani është “peng” i lëvizjes shiite të mbështetur nga Irani.

“Izraeli nuk është në luftë me ju. Ne jemi në luftë me Hezbollahun, i cili po e mban peng vendin tuaj,” tha Netanyahu në një videomesazh në anglisht. “Ne dëshirojmë paqe me ju, me Libanin.”

“Merrni të ardhmen në duart tuaja,” u bëri thirrje Netanyahu libanezëve. “Le të ndërtojmë siguri dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë,” shtoi kryeministri izraelit, duke siguruar se “sapo Hezbollahu të shpërbëhet, perspektivat do të jenë të pakufizuara.”

Scroll to Top