Trump: Marrëveshje me Iranin, Ngushtica e Hormuzit do të rihapet, ceremonia në Europë
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar arritjen e një “marrëveshjeje të shkëlqyer” me Iranin, e cila pritet të nënshkruhet “ndoshta gjatë fundjavës”. Sipas tij, dokumenti është në fazën përfundimtare dhe finalizimi i tij mund të ndodhë brenda disa ditësh.
Trump ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, ceremonia e së cilës do të zhvillohet në Evropë me pjesëmarrjen e Zëvendëspresidentit JD Vance.
Presidenti amerikan ka informuar gjithashtu Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për këtë zhvillim.
