Moti i keq me shi në New Jersey kërcënon të prishë planet? Ndeshja Brazil-Marok mund të shtyhet.
Moti i keq ka mbërthyer rajonin e New Jersey-t, ku është planifikuar të zhvillohet ndeshja mes Brazilit dhe Marokut, pjesë e Grupit të 3-të të Kupës së Botës 2026.
Gazeta braziliane “O’Globo” raporton se, përveç sfidave sportive, Brazili mund të përballet edhe me një “kundërshtar shtesë” përpara fillimit të ndeshjes. Disa orë para fillimit të takimit në stadiumin MetLife, New Jersey, një shi i rrëmbyeshëm ka goditur zonat pranë stadiumit.
Ky fenomen ka ngritur shqetësime që shoqërojnë organizimin e turneut që para fillimit të tij. Në Shtetet e Bashkuara, protokollet për ngjarjet sportive në natyrë janë veçanërisht strikte në rast rreziku nga rrufeja.
Sipas rregullave të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), nëse zbulohet rrufe brenda një distance prej tetë milje (12.8 km) nga stadiumi, ndeshja duhet të ndërpritet. Të gjithë lojtarët duhet të largohen nga fusha dhe tifozët të kërkojnë strehim brenda. Në këtë pikë fillon një numërim mbrapsht 30-minutësh, i cili rivendoset sa herë që bie rrufeja pranë.
Pas pushimit të pjesës së parë, tifozët mund të kthehen në vendet e tyre dhe lojtarët të bëjnë një ngrohje të shkurtër.
Vlen të theksohet se Stadiumi MetLife, për qëllimet e këtij eventi, njihet edhe si Stadiumi i New York New Jersey.
Një stuhi me bubullima ndriçoi qiellin mbi New York City dhe New Jersey të enjten mbrëma, duke krijuar një shfaqje mbresëlënëse të rrufesë të dukshme në të gjithë rajonin. Stuhia solli shi të dendur, erëra të forta dhe reshje të shkurtra, pas një dite me temperatura rreth 32 gradë Celsius dhe lagështi të lartë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb”, mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
