VIDEO/ Fitorja historike e Australisë, shikoni festën e tifozëve në një nga qytetet kryesore
Australia ka shënuar një fitore të rëndësishme duke mposhtur Turqinë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e tyre të parë të Kupës së Botës 2026, e zhvilluar në Vankuver, Kanada.
Nestori Irankunda zhbllokoi rezultatin për australianët në mes të pjesës së parë, duke shënuar një gol të bukur në kundërsulm. Më pas, në minutën e 75-të, Konor Metkalfe dyfishoi epërsinë me një goditje të fuqishme dhe të ulët nga jashtë zonës.
Me këtë fitore, Australia i bashkohet Shteteve të Bashkuara në krye të Grupit D, të dyja me tre pikë. Kjo vjen pas fitores bindëse 4-1 të SHBA-së kundër Paraguait.
Pas përfundimit të ndeshjes, në Melburn, një nga qytetet më të rëndësishme të Australisë, tifozët organizuan një festë të jashtëzakonshme. Ata u mblodhën në sheshin kryesor për të festuar fitoren, pasi kishin ndjekur ndeshjen në një ekran të madh.
Festa e tifozëve australianë në Melburn pas kësaj fitoreje të madhe në Kupën e Botës ishte mbresëlënëse.
