Maroku Bën Histori në Botëror me Lojtarë nga Diaspora

HISTORIK/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bën histori në Botëror

Maroku u përball me Brazilin, një nga skuadrat favorite për të fituar Kupën e Botës. Përfaqësuesja afrikane arriti të marrë një pikë mjaft të rëndësishme në ndeshjen e parë të saj. Përveç golave dhe emocioneve gjatë sfidës, në minutën e 65-të Maroku u bë skuadra e parë në historinë e Botërorit që kishte 11 lojtarë të lindur jashtë vendit në fushë në të njëjtën kohë.

Dhjetë nga njëmbëdhjetë titullarët kishin lindur jashtë Marokut, por rekordi u vendos kur Samir El Mourabet (Francë) dhe Çemsdine Talbi (Belgjikë) hynë në fushë si zëvendësues.

Nga Kanadaja në Spanjë, Francë, Belgjikë dhe Holandë, kjo skuadër marokene është produkt i një diaspore globale të bashkuar nga një kombëtarja. Ky ishte një moment historik që tregon shumë për evoluimin e futbollit ndërkombëtar në vitin 2026.

LISTA E LOJTËRËVE TË LINDUR JASHTË MAROKUT:

  • Bono (lindur në Montreal, Kanada)
  • Noussair Mazraoui (lindur në Leiderdorp, Holandë)
  • Isa Diop (lindur në Tuluzë, Francë)
  • Çadi Riad (lindur në Palma, Spanjë)
  • Ashraf Hakimi (lindur në Madrid, Spanjë)
  • Neil El Aynaoui (lindur në Nancy, Francë)
  • Ajoub Bouadi (lindur në Senlis, Francë)
  • Çemsdine Talbi (lindur në Sambreville, Belgjikë)
  • Bilal El Khanous (lindur në Molenbeek, Belgjikë)
  • Samir El Mourabet (lindur në Strasburg, Francë)
  • Ismael Saibari (lindur në Terrassa, Spanjë)
Scroll to Top