Muçi në fokus: 2 klube të Bundesligës kërkojnë talentin shqiptar

EMRA TREGUES/ Miliona euro për Muçin, zbulohen dy klube të Bundesligës që kërkojnë futbollistin e Kombëtares

Trabzonspori ka refuzuar një ofertë prej 12 milionë eurosh për Ernest Muçin. Së fundmi, janë zbuluar dy klube nga Bundesliga, të cilat kanë shprehur interes për futbollistin shqiptar.

Hofeneheim dhe Eintracht Frankfurt kanë njoftuar së fundmi Trabzonsporin se janë të interesuar për Muçin. Informacioni vjen nga Serdar, i njohur për lajmet që lidhen me Trabzonsporin.

Hofenheim ka treguar se ka besim te futbollistët shqiptarë, duke qenë se në organikën e tij aktualisht janë edhe Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani.

Nga ana tjetër, Trabzonspori nuk do të heqë dorë lehtë nga shërbimet e Muçit. Për ta afruar atë në ekip janë shpenzuar në total 9,5 milionë euro. Muçi mund të jetë drejt një aventure të re pas eksperiencës në Turqi. Më parë, ai ka shkëlqyer në Shqipëri dhe Poloni.

EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top