VIDEO/ Forcat ruse bombardojnë një nga monumentet e rëndësishme në Ukrainë, i shpallur trashëgimi i UNESCO-s në vitin 1990
Katedralja kryesore e Ngjitjes së Virgjëreshës Mari në Lavrën Kiev-Pechersk, një nga monumentet më të rëndësishme të Ortodoksisë dhe trashëgimisë kulturore botërore, u përfshi nga flakët herët të hënën në mëngjes. Ky incident ndodhi pas sulmeve me raketa balistike të nisura gjatë natës nga forcat ruse kundër kryeqytetit ukrainas dhe qytetit të Kharkiv.
Zyrtarët njoftuan se gjithashtu u goditën disa ndërtesa banimi shumëkatëshe në Kiev. Nga sulmet humbën jetën të paktën katër persona, ndërsa 30 të tjerë u plagosën, mes tyre një grua shtatzënë dhe dy fëmijë të moshës 5 dhe 6 vjeç.
Gjatë sulmeve ndaj qyteteve ukrainase, forcat ruse përdorën gjithsej 70 raketa dhe 611 dronë.
Një raportim nga Yaroslav Trofimov thekson se Rusia bombardoi Lavrën e Kievit, vendi më i shenjtë ortodoks në Evropën Lindore, si dhe studio kryesore e kinemasë në Ukrainë, mes të tjerash. Ai shtoi se pas bisedës së tij të gjatë me Trump ditën e djeshme, Putin shprehu besimin se mund të fillojë një luftë shfarosëse kundër kulturës dhe kombit ukrainas.
