Merz: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së duhet të përfshijë edhe Libanin
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se marrëveshja mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të përfshijë edhe Libanin. Deklarata u bë përpara samitit të G7 në Francë.
“Marrëveshja mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mund të ndihmojë në stabilizimin e ekonomisë botërore, por duhet të zbatohet edhe për Libanin”, tha ai.
Një pjesë tjetër e deklaratës së tij theksoi përparimin diplomatik të bërë në konfliktin në Ukrainë. Duhet theksuar se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka propozuar një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin në margjinat e samitit të G7 në Francë.
