Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë dhe pritet të jetë më e lehtë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të zbatimit të marrëveshjeve të paqes, e cila pritet të jetë më e lehtë se faza e parë.
“Kemi një marrëveshje që është e drejtë; është një marrëveshje e mirë”, u tha ai gazetarëve në margjinat e një samiti të G7 në Francë.
“Kalohet në një fazë të dytë, e cila mendoj se do të jetë në fakt më e lehtë”, shtoi Trump.
