Surpriza e madhe e Botërorit, Kepi i Gjelbër i bëri gjëmën Spanjës dhe Shqipërisë
Derimë tani, surpriza më e madhe e Botërorit 2026 është padyshim barazimi pa gola mes Kepit të Gjelbër dhe Spanjës, një ekip pretendent me ambicie të mëdha për të shkuar deri në fund të turneut.
Për skuadrën ishullore, ky barazim shënoi një rezultat historik në vitin e debutimit në Botëror. Ai gjithashtu e ka ndihmuar atë të bëjë hapa të rëndësishëm në renditjen e FIFA-s. Falë barazimit me ekipin që mbante vendin e dytë në renditje, Kepi i Gjelbër ka fituar 3 pozicione, duke u ngjitur nga vendi i 67-të në vendin e 64-të.
Ndërkohë, ky barazim bëri që Spanja të humbiste pikë dhe një pozicion në renditje, duke rënë poshtë Francës. Por përveç spanjollëve, Shqipëria gjithashtu ka pësuar një rënie në renditje, duke qenë një nga tre ekipet që humbën vendin për shkak të ngjitjes së Kepit të Gjelbër.
Më parë, Shqipëria gjendej në vendin e 66-të në klasifikim, ndërsa tashmë e sheh veten në vendin e 67-të. Ajo rrezikon seriozisht të humbë edhe ndonjë pozicion tjetër nëse çudirat e skuadrave të vogla në Botëror do të vazhdojnë, pasi ka ekipe si Haiti, Kuraçao dhe Zelanda e Re që renditen pas kuqezinjve.
PANORAMASPORT.AL
