Mesi bën diferencën, Argjentina fiton 3-0 Botërorin

Lionel Mesi zhvilloi një paraqitje spektakolare, duke i dhënë Argjentinës një fillim të suksesshëm në Botërorin 2026. Kombëtarja amerikano-jugore fitoi ndeshjen e parë të turneut kundër Algjerisë me rezultatin 3-0.

Ylli argjentinas, i njohur edhe si “Pleshti”, ka lënë pas çdo dyshim lidhur me formën e tij, duke dëshmuar se mbetet një lojtar vendimtar për “Albiceleste” dhe ka aftësinë të bëjë diferencën.

Mesi shënoi golin e parë me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, duke mposhtur portierin Luka Zidan në pjesën e parë. Paraqitja personale vazhdoi edhe në fraksionin e dytë të lojës. Fillimisht, ai tregoi aftësi për të ndjekur aksionin dhe për të shtyrë topin në rrjetë, pasi Zidan nuk e kishte pritur siç duhet një goditje. Më pas, me një tjetër goditje perfekte pranë vijës së zonës, ai vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Shihni përmbledhjen dhe statistikat sipas Panoramasport.al.

Scroll to Top