Zvicra konfirmon: Anulohen bisedimet SHBA-Iran për armë

Zvicra konfirmon anulimin e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit.

Shtëpia e Bardhë thekson se detajet teknike të negociatave nuk kanë qenë kurrë të thjeshta.

“Bisedimet e planifikuara për sot midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, me qëllim zbatimin e një marrëveshjeje 14-pikëshe për t’i dhënë fund luftës, janë anuluar,” njoftoi ministria e jashtme zvicerane.

Bisedimet parashikohej të fillonin të premten në fshatin e vogël zviceran Aubourgen, dy ditë pas nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi (MOU). Ky memorandum kishte hapur një periudhë 60-ditore për negociimin e një marrëveshjeje të përhershme mbi programin bërthamor të Iranit, si dhe për lehtësimin e transportit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se Shtetet e Bashkuara mezi presin “fillimin e bisedimeve teknike sa më shpejt të jetë e mundur”, duke njoftuar se Jay DeVance, i cili drejton negociatat për administratën Trump, nuk do të udhëtojë më.

“Detajet teknike të këtyre negociatave nuk kanë qenë kurrë të thjeshta apo të parashikueshme. Në këtë fazë, zëvendëspresidenti nuk do të largohet sonte,” tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Scroll to Top