Fëmijë i hedhur në kafaz krokodili, Britani tronditet

Tmerr në Britani: I riu hodhi një fëmijë 3-vjeçar në një kafaz krokodilësh, arrestohet

Një person është arrestuar në Britani pasi akuzohet për hedhjen e një fëmije 3-vjeçar në një kafaz krokodilësh në një kopsht zoologjik. Ngjarja ka ngritur shqetësime të forta në vend lidhur me sigurinë.

Incidenti i tmerrshëm ka ndodhur të enjten mesditën, duke sjellë menjëherë mobilizimin e autoriteteve dhe ekipeve të shpëtimit. Sipas një deklarate zyrtare nga Policia e Cambridgeshire, forcat e sigurisë u thirrën pas raportimeve për një ngjarje serioze në objektin Johnson’s of Old Hurst në Huntingdonshire.

Djali u dërgua me urgjencë në Spitalin Addenbrooke në Kembrixh me lëndime të rënda. Mjekët e përshkruajnë gjendjen e tij si kritike, por të qëndrueshme.

Scroll to Top