Futbolli italian është në zi pas ndarjes nga jeta në moshën 58-vjeçare të ish-sulmuesit të njohur, Igor Protti. Ai u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin, sëmundje e cila ishte përkeqësuar ndjeshëm në muajt e fundit.
Me largimin e Prottit, futbolli italian humbet një nga figurat më të dashura të viteve 1990 dhe 2000. Sulmuesi la gjurmë të thella veçanërisht te klubet e Barit dhe Livornos, ku u shndërrua në një simbol për tifozët.
Ky lajm i trishtë u bë publik nga familja e tij përmes profilit zyrtar në rrjetet sociale. Dalja e fundit publike e Prottit ishte më 25 maj, ku mori pjesë në dasmën e vajzës së tij. Pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore, ai nuk hoqi dorë kurrë nga lufta për jetën.
