FOTOLAJM: Mirlind Daku prezanton për herë të parë vajzën e tij, sulmuesi i Kombëtares ndan momente me të bijën
Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, ka ndarë me ndjekësit një moment tepër të veçantë nga jeta e tij personale. Për herë të parë, futbollisti ka publikuar portretin e plotë të vajzës së tij, Miresa, duke emocionuar fansat në rrjetet sociale.
Në fotografinë e shpërndarë, Daku shfaqet pranë vajzës së tij, e cila duket shumë e ëmbël me një peshqir mbi kokë. Postimi është pritur menjëherë me shumë pëlqime dhe komente pozitive, ku ndjekësit kanë shprehur urime dhe fjalë të bukura për familjen e futbollistit. Mes tyre, edhe një koment nga bashkëshortja e tij, Vesa, e cila shkruan: “Jet ju kom ❤️❤️❤️” (Ju jeni jeta ime).
Mirlindi dhe bashkëshortja e tij, Vesa, u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar. Që prej ardhjes në jetë të Miresës, çifti ka zgjedhur ta mbajë këtë kapitull të ri dhe të bukur të jetës së tyre larg vëmendjes publike.
