Palinja i bën thirrje Ronaldos të largohet nga Kombëtarja

Mesfushori portugez Zhoao Palinja ka bërë një deklaratë surprizuese, duke i bërë thirrje bashkëkombësit të tij, Kristiano Ronaldos, që të largohet nga futbolli i kombëtares.

Palinja shprehu shqetësimin e tij për përgjegjësinë e njerëzve pranë Ronaldos, të cilët, sipas tij, e mbajnë atë me iluzionin se ende mund të bartë peshën e ekipit kombëtar. “Ai dhe askush tjetër nuk mund ta bëjnë këtë më,” tha Palinja.

Ai vijoi duke theksuar se Kristiano Ronaldo nuk ka më asgjë për të dëshmuar, as për Portugalinë, as për botën e futbollit, dhe as për veten e tij. “Dimensioni i tij historik është i garantuar përgjithmonë,” shtoi Palinja.

Sipas mesfushorit, ka ardhur momenti që Ronaldo të tërhiqet nga skena me dinjitetin me të cilin e nisi karrierën e tij. “Nga respekti për veten e tij, për shokët e skuadrës, për ekipin kombëtar, dhe për klubin që e formoi atë dhe që ka dhënë një shembull për mijëra fëmijë që fillojnë të luajnë futboll,” përfundoi Palinja.

Scroll to Top