Bisedimet SHBA-Iran përballen me sfidën e parë; Pakistani njofton: Takimet teknike do të zhvillohen nesër në Zvicër.
Bisedime teknike mbi zbatimin e marrëveshjes SHBA-Iran, që synon t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme, do të mbahen në Zvicër të dielën, njoftoi Ministria e Jashtme e Pakistanit.
Takimet do të zhvillohen në Bürgenstock të Zvicrës më 21 qershor dhe do të pasojnë nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit të Islamabadit.
Sipas diplomacisë pakistaneze, përfaqësues nga Pakistani dhe Katari do të marrin pjesë në proces, duke vepruar si ndërmjetës, së bashku me delegacionet nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani.
