SHBA-Iran: A është memorandumi vetëm një pauzë para stuhisë?

Lufta do të rifillojë? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, një pauzë para stuhe

Publikuar më 20.06.2026 nga shekulli_admin

Gazetari Misha Pumo, në një lidhje live nga Moska në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania, ka diskutuar rreth memorandumit të arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Pumo u shpreh se në Rusi ky zhvillim konsiderohet si një pauzë para stuhisë së radhës.

Ai shtoi se raportimet nga Irani, sipas të cilave do të bllokohet sërish Ngushtica e Hormuzit, tregojnë se administrata amerikane nuk gëzon besueshmëri.

Pumo theksoi se Rusia ka deklaruar se e mirëpret këtë memorandum.

“Në Moskë janë të mendimit se ky memorandum është një status quo i çastit, një ndalim, një pushim përpara stuhisë së radhës. Jo më kot, lajmet e sotme konfirmojnë këtë gjë: Irani ka vendosur të bllokojë sërish Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se vetë administrata amerikane nuk gëzon besueshmëri. Prandaj, pritjet janë shumë të ulëta. Nga ana tjetër, edhe presidenti amerikan ka deklaruar në mënyrë të fortë se nuk do t’i japë asnjë cent Iranit. Pra, ky memorandum është në letër, por de facto i ngjan shumë pak një memorandumi serioz që mund të respektohet nga të dyja palët në të ardhmen.”

Nga ana tjetër, ai shtoi:

“Gjithmonë, një paqe e vështirë është më e mirë se një luftë e vërtetë. Sigurisht që edhe Rusia ka deklaruar, të paktën me fjalë, se e mirëpret. Ashtu siç presidenti Putin deklaroi në mbledhjen e ASEAN-it, ku u mblodhën krerë shtetesh nga shumë vende të ASEAN-it, mbledhje që u zhvillua në Kazan të Rusisë këto ditë. Presidenti Putin e ka deklaruar se Rusia nuk e ka ndihmuar Iranin. Pra, i bëri një elozh, të themi, presidentit Trump. Dhe Trump, në fakt, gjithashtu falënderoi presidentin Putin dhe presidentin Xi Jinping që mbajtën neutralitet, të paktën kështu deklaroi presidenti Trump”, tha ai ndër të tjera.

Scroll to Top