Bisedime intensive 18-orëshe
Liderët iranianë largohen nga Zvicra, negociatat vijojnë në nivel teknik.
Delegacioni iranian, i cili mori pjesë në bisedime me Shtetet e Bashkuara, është kthyer në Teheran pas 18 orësh negociata intensive. Delegacioni, i udhëhequr nga kryenegociatori Mohammad Bayer Ghalibaf, u largua nga vendi i zhvillimit të bisedimeve pas rreth 18 orësh konsultimesh dhe kontaktesh intensive.
Ndryshe nga sa pritej, Irani deklaron se u zhvillua vetëm një “diskutim i shkurtër” me Shtetet e Bashkuara mbi programin e tij bërthamor, duke këmbëngulur se negociatat thelbësore mbi këtë çështje nuk kanë filluar ende.
“Një nga çështjet e ngritur nga delegacioni amerikan ishte prezantimi i qëndrimeve të tij mbi çështjen bërthamore,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai. “Pati një diskutim shumë të shkurtër mbi çështjen bërthamore, por nuk u diskutuan detaje dhe nuk mund të thuhet se kanë filluar negociatat mbi programin bërthamor,” shtoi ai.
Pasi delegacioni iranian u largua nga bisedimet në Burgenstock të Zvicrës, delegacionet nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Pakistani mbetën në vend për momentin, megjithëse pritet të largohen së shpejti. Delegacionet do të lënë pas ekipe teknike, të cilat do të vazhdojnë diskutimet gjatë gjithë javës.
