Qeveria e Netanyahut Gatë Pranimit të Gjenocidit Armen
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, ka njoftuar se do t’i paraqesë qeverisë së tij një projekt-rezolutë për njohjen zyrtare të gjenocidit armen. Sipas raportimeve të gazetës “The Times of Israel”, rezoluta pritet të diskutohet këtë të diel dhe ky veprim konsiderohet se do të provokojë Turqinë.
Në një postim të tij, Sa’ar theksoi se njohja e gjenocidit “është një detyrim moral dhe historik”, duke shtuar se “është e nevojshme të dënohet mohimi, degradimi ose shtrembërimi i së vërtetës historike”.
Projektrezoluta, pasi të miratohet nga qeveria, do të hidhet në votim në parlamentin e Izraelit, Knesset.
Ministri izraelit shkroi:
- “Do t’i paraqes për miratim qeverisë izraelite, në mbledhjen e saj të ardhshme, një projektrezolutë mbi njohjen zyrtare të gjenocidit armen nga qeveria e Izraelit.”
- “Njohja e gjenocidit të kryer kundër popullit armen në ditët e fundit të Perandorisë Osmane është një detyrim moral dhe historik.”
- “Në të njëjtën kohë, është e nevojshme të dënohet mohimi, degradimi ose shtrembërimi i së vërtetës historike.”
- “Rezoluta do të hidhet më pas në votim në Knesset.”
Izraeli, për shkak të ndjeshmërisë diplomatike, prej kohësh e ka shmangur njohjen e këtyre masakrave si gjenocid. Megjithatë, përkeqësimi i ndjeshëm i marrëdhënieve me Turqinë nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoğan, i cili ka akuzuar vazhdimisht Izraelin për gjenocid në Gaza, ka shtyrë Izraelin vitet e fundit të ndërmarrë hapa drejt njohjes, siç raporton “The Times of Israel”.
Më tej, në gusht të vitit të kaluar, Kryeministri Benjamin Netanyahu për herë të parë deklaroi se e njihte gjenocidin.
