Sulm me raketa ruse në Kiev – Alarm për mbrojtje ajrore

Shpërthime në Kiev, alarm për sulm me raketa ruse

Shpërthime u dëgjuan në Kiev sonte, pak minuta pasi u dha një alarm për raketa ruse që po shkonin drejt kryeqytetit ukrainas.

“Armiku lëshoi raketa balistike drejt Kievit”, shkroi në Telegram Timur Tkachenko, kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Vitali Klitschko tha nëpërmjet Telegram se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar dhe u bëri thirrje banorëve të qëndronin në strehimore.

Ai raportoi se një zjarr kishte shpërthyer në lagjen Darnitsky, ku kishin rënë mbeturina raketash.

Scroll to Top