Fitore Historike Paraguai: Festë Kombëtare

Paraguai shpall festë kombëtare pas fitores historike ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës

Paraguai ka shpallur festë kombëtare pas fitores historike të kombëtares së tij ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës.

Njoftimin e bëri presidenti Santiago Peña, pak minuta pas përfundimit të ndeshjes, përmes një postimi në rrjetet sociale. Kreu i shtetit, me një ton festiv, shkroi: “Paraguai nuk dorëzohet kurrë! Festë, të mallkuar qoftë!”, duke konfirmuar menjëherë vendimin për shpalljen e ditës së pushimit.

Më pas, Presidenca e Republikës publikoi një deklaratë zyrtare, ku bëri të ditur se festa kombëtare u dekretua në shenjë vlerësimi për arritjen historike të kombëtares paraguaiane. Vendimi synon t’u japë mundësi qytetarëve në të gjithë vendin të festojnë kualifikimin e ekipit në raundin e 16-tave të Kupës së Botës, një sukses që është pritur me entuziazëm të madh nga tifozët.

Scroll to Top