Hannes Takacs Emërohet Drejtor i BERZH në Shqipëri
Zoti Hannes Takacs është emëruar drejtor i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shqipëri. Ai do të marrë detyrën më 1 shtator 2026 dhe do të vendoset në Tiranë.
Zoti Takacs merr përgjegjësinë pas znj. Ekaterina Solovova, e cila ka drejtuar zyrën e BERZH në Shqipëri për pesë vitet e fundit. Znj. Solovova do të nisë detyrën si drejtore e BERZH në Mal të Zi, gjithashtu duke filluar nga 1 shtatori.
Zoti Takacs iu bashkua BERZH-it në vitin 2014. Ai sjell me vete më shumë se 20 vite përvojë ndërkombëtare në fushat e financave korporative, tregjeve të kapitalit dhe bankave të investimeve. Para se t’i bashkohej Bankës, ai ka shërbyer si Drejtor Menaxhues në CAPMEX, një kompani konsulente në tregjet e kapitalit dhe financa korporative me veprimtari në mbi 50 shtete.
Brenda BERZH-it, zoti Takacs ka punuar fillimisht në ekipin e Zhvillimit të Monedhës Lokale dhe Tregjeve të Kapitalit në Londër. Aty, ai ka drejtuar projekte për zhvillimin e tregjeve të kapitalit dhe të kapitalit aksionar në disa rajone.
Në vitin 2020, zoti Takacs u emërua drejtor i BERZH në Mongoli, ku kontribuoi në një periudhë zgjerimi të konsiderueshëm të aktiviteteve të Bankës. Së fundmi, ai ka mbajtur pozicionin e këshilltarit të zëvendëspresidentit të parë të BERZH, zotit Greg Guyett.
