Kryeministri Edi Rama feston përvjetorin e ditëlindjes: Faleminderit për urimet e panumërta
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas urimeve të shumta që mori me rastin e ditëlindjes së tij, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që e uruan.
Përmes një postimi, kreu i qeverisë tha se numri i madh i mesazheve dhe telefonatave e bënte të pamundur t’u përgjigjej të gjithëve individualisht, ndaj zgjodhi t’i falënderonte publikisht.
“FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon,” shkroi Rama.
Në të njëjtin postim, kryeministri iu referua edhe atyre që e kritikojnë, duke e shoqëruar mesazhin me një koment ironik.
“Dhe me këtë rast faleminderit edhe për kritikat që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse ata që nuk pajtohen janë një shenjë se nuk po jetoj kot,” u shpreh ai.
