Zjarri në Kinë: 28 të vdekur në fabrikën e këpucëve

Tragjedi në Kinë: Zjarri në një fabrikë këpucësh lë 28 të vdekur

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një fabrikë këpucësh në qytetin Jinjiang, provinca Fujian, në juglindje të Kinës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 28 personave.

Sipas mediave shtetërore kineze, zjarri ka shpërthyer rreth mesditës, teksa dhjetëra punëtorë ndodheshin brenda godinës shumëkatëshe. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke bllokuar disa persona në çati, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar të mbijetuarit.

Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë një shtëllungë të dendur tymi të zi që mbulon fabrikën. Disa punëtorë shihen duke u varur në çati, ndërsa të tjerë hidhen nga lartësia në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve.

Presidenti kinez Xi Jinping ka reaguar pas ngjarjes, duke e cilësuar atë një tragjedi dhe duke kërkuar mobilizimin e autoriteteve për trajtimin e situatës, dhënien e ndihmës për të plagosurit dhe zhvillimin e një hetimi të plotë mbi shkaqet e zjarrit. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top