Kanye West falënderon Shqipërinë dhe Edi Ramën pas koncertit

Kanye West falënderon Shqipërinë dhe Edi Ramën pas performancës në Tiranë

Pas një performancë mbresëlënëse një natë më parë në Tiranë, artisti amerikan me famë botërore, Kanye West, ka reaguar duke shprehur mirënjohjen e tij. Ai falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe gjithë Shqipërinë për mikpritjen dhe për ndërtimin e stadiumit.

Koncerti u mbajt në “Eagle Stadium” dhe mblodhi rreth 60 mijë fansa. Pjesëmarrësit, të ardhur nga 80 kombësi të ndryshme, shfaqën një entuziazëm të jashtëzakonshëm, duke ndarë emocionet dhe pritshmëritë për këtë ngjarje të shumëpritur.

Vetë Kanye West shkroi në rrjetet sociale: “Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për ndërtimin e një stadiumi dhe për mikpritjen që më bëtë në vendin tuaj të bukur.”

Postimi shoqërohet edhe me një citim të tij në anglisht: “Thank you Edi Rama and to all of Albania for building a stadium and welcoming me into your beautiful country — ye (@kanyewest)”

Scroll to Top