Avion me erëra të forta në Tajvan, kërkon tentativë të dytë

VIDEO/ Avioni anulon uljen në sekondat e fundit në Tajvan, erërat e forta detyrojnë pilotët të kërkojnë një tentativë të dytë

Një avion pasagjerësh i kompanisë EVA Air u detyrua të anulonte uljen në momentin e fundit në aeroportin e Kaohsiung të Tajvanit, pasi u përball me erëra të forta që e bënë manovrën të pasigurt.

Sipas CNN, incidenti ndodhi të hënën, kur fluturimi 107, i nisur nga Tokio, po i afrohej pistës së uljes. Gjatë afrimit, pilotët përdorin një teknikë të njohur si “crab approach” (qasje me karkalec), ku avioni orientohet drejt erës për të kompensuar devijimin e tij nga erërat e forta. Megjithatë, kushtet atmosferike nuk lejuan një ulje të sigurt.

Në vend që të rrezikonin një ulje të pasigurt, pilotët vendosën të ndërprisnin procedurën, të ngriheshin përsëri dhe të kryenin një rrethim mbi aeroportin para se të provonin edhe një herë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë avionin duke u lëkundur gjatë afrimit në pistë për shkak të erërave të forta.

Pas disa minutash, avioni Airbus A330 u rikthye për një tentativë të dytë dhe u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin e Kaohsiungut, pa asnjë incident apo të lënduar.

Watch this plane struggle against heavy winds during a dramatic landing in Kaohsiung, Taiwan — Surajit (@surajit_ghosh2)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni [linku përkatës] dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Scroll to Top