Sulme në Kiev e Rusi: Depo nafte në shënjestër

Lufta vazhdon pa pushim! Shpërthime të fuqishme në Kiev, sërish sulmohet një depo nafte në Rusi

Nata mes së shtunës dhe të dielës u shënua nga sulme të reja në Ukrainë dhe Rusi. Shpërthime të forta u dëgjuan në Kiev, ndërsa një depo nafte në rajonin rus të Stavropolit u sulmua për herë të dytë.

Sipas një korrespondenti të AFP-së, i cili ndodhej në kryeqytetin ukrainas, disa shpërthime tronditën Kievin gjatë natës. Njëri prej tyre ishte aq i fuqishëm sa çoi në aktivizimin e alarmit të makinave të parkuara në qendër të qytetit.

Ndërkohë, në Rusi, depoja e naftës në Mikhailovsk, në rajonin e Stavropolit, u vu sërish në shënjestër. Raportimet paraprake bëjnë të ditur se objekti është goditur dhe brenda tij janë shpërthyer disa vatra zjarri.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare mbi viktima apo shkallën e dëmeve. Autoritetet e të dy vendeve nuk kanë dhënë ende detaje të plota rreth këtyre incidenteve.

Situata mbetet e tensionuar, me sulmet që vijojnë në të dy anët e frontit.

Scroll to Top