Temperaturat e larta dhe vapa ekstreme mund t’i kushtojnë Italisë mbi 13 miliardë dollarë në vit.
Shoqata italiane e biznesit Confesercenti ka bërë të ditur se vapa ekstreme mund t’i kushtojë ekonomisë italiane nga 6 deri në 12 miliardë euro në vit. Kjo shumë, ekuivalente me 0.2 deri në 0.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), u paralajmërua të shtunën.
Siç raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA, shoqata theksoi se periudhat gjithnjë e më të shpeshta të vapës intensive po rrisin kostot e energjisë, po ulin produktivitetin, po detyrojnë bizneset të bëjnë investime shtesë dhe po pakësojnë xhiron në sektorët më të ekspozuar ndaj temperaturave të larta.
“Të jetosh me 30 deri në 60 ditë vapë intensive çdo vit mund t’i kushtojë ekonomisë italiane nga 6 deri në 12 miliardë euro”, tha Confesercenti.
