Deputetja Zegjine Çaushi kundërthënë akuzave për blerjen e një apartamenti 240 mijë euro
TIRANË – Deputetja socialiste e qarkut të Fierit, Zegjine Çaushi, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga kundërshtarët e saj politikë, të cilët pretendojnë se ajo ka blerë një apartament me vlerë 240 mijë euro në Tiranë. Nga parlamenti, Çaushi akuzoi kryetarin e PD, Sali Berisha, për përhapje dezinformacioni.
Ajo sqaroi se nuk është e vërtetë që ka blerë apartament në një nga zonat më ekskluzive të Tiranës. Sipas saj, ajo ka lidhur një kontratë dhe ka bërë një prenotim për një apartament, ndërtimi i të cilit ende nuk ka filluar.
“Sali, ti duhet të jesh i fundit që vjen këtu dhe flet nga ajo foltore. Më gjej një vend në botë ku protestohet kundër qeverisë dhe opozitës së saj. Ajo foltore nuk është podium për zakon tënd të vjetër dezinformimin. Më shiko në sy!”, tha Çaushi.
Ajo shtoi se, ashtu siç dezinformoi shqiptarët pak minuta më parë për Reformën Territoriale, ashtu i dezinformoi edhe për pasurinë e saj. “Ndryshe nga ti, Sali, nuk kam privatizuar asnjë pëllëmbë toke shqiptarëve, por kam lidhur një kontratë për prenotim apartamenti, i cili nuk ka filluar, por ti di vetëm të dezinformosh. Ndryshe nga si e ke transmetuar ti në ato mediat e tua ku pastron paratë e pista, ndryshe në sipërfaqe dhe ndryshe në çmim”, përfundoi ajo.
