Tragjedi në Vietnam: Autobusi digjet, 7 të vdekur

VIDEO/ Autobusi përfshihet nga flakët, humbin jetën 7 pasagjerë në Vietnam

Të paktën shtatë pasagjerë kanë humbur jetën kur një autobus u përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Vietnam. Lajmin e konfirmuan autoritetet.

Autobusi po udhëtonte nga provinca Lam Dong për në qytetin Ho Chi Minh kur shpërtheu zjarri. Zjarri bllokoi shumë nga pasagjerët brenda automjetit me 24 vende, sipas Ministrisë së Sigurisë Publike.

Pesë pasagjerë të tjerë u plagosën, bëjnë të ditur mediat shtetërore. Policia po heton shkakun e zjarrit në automjet.

Scroll to Top