Ndalohen ndërtimet në zonat turistike për sezonin

Jo “dam dum” në sezonin turistik: Ministri Gonxhja njofton pezullimin e përkohshëm të ndërtimeve në zonat turistike

TIRANË – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur përmes një komunikimi në rrjetet sociale, se duke filluar nga dita e sotme, 1 gusht, do të pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit në zonat turistike.

Gonxhja sqaroi se ky vendim, marrë në zbatim të ligjit nr. 83/2026 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, synon të sigurojë një sezon turistik të mbarë, të mbrojë destinacionet turistike dhe të ofrojë një mjedis më të qetë si për qytetarët, ashtu edhe për vizitorët.

Në postimin e tij, ministri thekson:

  • “JO DAM DUM NE SEZON!”
  • Në zbatim të ligjit nr. 83/2026 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, gjatë sezonit turistik 2026 pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zonat turistike.
  • Periudha e pezullimit fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më 15 shtator 2026.
  • Kjo masë synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe një mjedis më të qetë e cilësor për qytetarët dhe vizitorët.

Vendimi përcakton qartë:

  • Punimet që do të pezullohen;
  • Punimet që përjashtohen nga pezullimi;
  • Zonat ku do të zbatohet masa;
  • Rregullat për lejet e ndërtimit;
  • Masat administrative në rast shkeljesh;
  • Institucionet përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e tij.

Ministri fton të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari ndërtimore të respektojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse për garantimin e një sezoni turistik të qetë, të sigurt dhe me standarde të larta.

Scroll to Top